Blerim Mula zëvendëson Ismet Munishin te Vëllaznimi

18 prill 2019 | 14:28

Blerim Mula është emëruar trajner i ri i skuadrës së Vëllaznimit nga Gjakova.

Trajneri Mula e ka zënë vendin e Ismet Munishit, i cili ka dhënë dorëheqje pas humbjes së thellë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës nga Trepça ‘89 (0-4).

“Pas shkëputjes së bashkëpunimit, me marrëveshje, me trajnerin Ismet Munishi, kryesia e Klubit Vëllaznimi ka emëruar Blerim Mulen udhëheqës të shtabit teknik. Mula do ta udhëheqë skuadrën deri në fund të kampionatit. Bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë të jenë ata që ishin edhe të Munishit”, thuhet në njoftimin e skuadrës kuqezi nga Gjakova.

/Epoka e re/ 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, ka zgjuar interesimin…