Promovohet bashkëpunimi ndërmjet Kuvendit Komunal të Kaçanikut dhe atij të Ferizajt

18 prill 2019 | 15:21

Në vazhdën e aktiviteteve të përbashkëta në mes të komunave, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kaçanikut, Kemajl Murseli, ka pritur në takim homologen nga Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi.

Në këtë takim janë shkëmbyer përvojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen kuvendet komunale, ndërsa me theks të veçantë është diskutuar për udhëzimet e reja administrative që ndërlidhen direkt me punën e kuvendeve komunale.

Kryesuesi Murseli ka falënderuar mysafirët nga Komuna e Ferizajt për vizitën e realizuar në Komunën e Kaçanikut, derisa ka uruar që bashkëpunime të tilla të vazhdojnë edhe me komunat e tjera të regjionit, me qëllim të ndarjes së përvojave të mira dhe sfidave të kuvendeve komunale.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë pjesë…