Soltes: Kosova e ka humbur trenin për viza

30 janar 2018 | 15:19

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, ka bërë me dije se në vitin 2016 Kosova ishte shumë afër liberalizimit të vizave.

Në një intervistë për gazetën Express, ai ka thënë se Kosova e ka humbur tani për tani trenit për liberalizim të vizave, duke shtuar se nuk e dinë se kur do të jetë në gjendje ta kapë atë tren përsëri.

“Në vitin 2016 Kosova ishte në bordin e trenit të liberalizimit të vizave, së bashku me Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Duke i ditur mirë procedurat e brendshme të BE-së, paraardhësja ime Ulrike Lunacek i paralajmëroi shumë herë politikanët e Kosovës se largimi nga ai tren do ta ngadalësonte procesin pafundësisht. Kjo është arsyeja pse ajo insistoi në ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi sa më shpejt që të jetë e mundur. Këshilla e saj nuk u dëgjua. Kosova tani është jashtë trenit dhe ende nuk e dimë kur Kosova do të jetë në gjendje ta kapë atë tren përsëri. Kjo ka qenë një mundësi e humbur dhe tash qytetarët e Kosovës po e paguajnë koston e kësaj”, ka thënë ai.

Sipas tij, vitit 2019 do të jetë më i ndërlikuar. “Vështirë të parashikohet se çfarë mund të ndodhë edhe pse pajtohem se gjërat janë pak më të ndërlikuara vitin e ardhshëm”, është shprehur Soltes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e telekomunikacionit IPKO, ka dhuruar një donacion për Qendrën…