![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/04/2D741A0C-8E88-4FE7-AEB1-C4877CA5DED1.jpeg)
Nënshkruhet marrëveshja për rregullimin e shtratit të përroit në Rubovc të Kamenicës
19 prill 2019
| 10:31
Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Rregullimi i shtratit të përroit në Rubovc – Kamenicë”.
“Ky projekt i cili ka vlerën prej 100,000.00 euro do të ndikojë në rradhë të parë në mirëqenien e nxënësve që e shfrytëzojnë atë pjesë dhe gjithë komunitetit”, ka thënë Kastrati, i cili ka falënderuar ministrin Matoshi dhe kabinetin e tij për angazhimin e tyre për të ndihmuar komunën e Kamenicës.