Mustafa përkujton heroin Sali Çekaj

19 prill 2019 | 13:39

Në 20-vjetorin e rënies heroike të Sali Çekajt, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Sali Çekaj me madhështinë e kontributit të tij për çështjen kombëtare, la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të shtetformimit në Kosovë.

“Me krenari kujtojmë Heroin e Kosovës, Sali Çekaj i cili ra 20 vite më parë në Betejën e Koshares për lirinë e Kosovës. Sali Çekaj veprimtarinë ushtarake e ndërlidhi me veprimtarinë e tij politike duke u bashkuar në rrugëtim me presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova për liri, pavarësi dhe demokraci. Sali Çekaj, me madhështinë e kontributit të tij për çështjen kombëtare, la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të shtetformimit në Kosovë. Të gjithë qytetarët e Kosovës e nderojnë dhe respektojnë veprën e heroit Sali Çekaj dhe veprën e tij e ruajmë si trashëgimi të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjekët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë shpëtuar…