Shprehja “krimet e luftës në Kosovë” është e mangët!

20 prill 2019 | 14:49

Bardhyl Mahmuti

Kur flasin për krimet që shteti serb ka kryer gjatë luftës në Kosovë një numër politikanësh të përgjegjësive të ndryshme institucionale përdorin shprehjen “krimet E luftës në Kosovë”. Duke mos pasur për qëllim të polemizoj me dikë, dhe me bindje të plotë se përdorimi preciz i fjalëve ndihmon në harmonizimin e përgjithshëm të terminologjisë që duhet të përdoret, sidomos nga politikanët dhe gazetarët, kur duhet të përkufizohen ngjarjet e caktuara, pos sqaroj me sa vijon:

Me Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949 dhe të Protokolleve shtesë të këtyre konventave; me Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit; me Statutet e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe për Ruandën dhe me Statutin e Romës të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, të cilat përbëjnë bazën juridike të drejtës penale ndërkombëtare për këto çështje, klasifikimi i krimeve për nga pesha është:

1. Gjenocidi
2. Krimet kundër njerëzimit
3. Krimet e luftës

Prandaj shprehja “krimet GJATË luftës në Kosovë” është terminologji adekuate që ngërthen në vete edhe gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit dhe nuk kufizohet vetëm në krimet e luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Rruga jonë deri sot nuk ka qenë pa ndërskamca e…