Kusari-Lila merr pjesë në meshën e Pashkëve

21 prill 2019 | 16:20

Me rastin e festës së Pashkëve, kryetarja e Alternativës dhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, bashkë me bashkëpunëtorët e degës së Alternativës në Gjakovë, kanë marrë pjesë në meshën e organizuar në kishën e Shën Ndout në Gjakovë.

Në takimin pas meshës së shenjët, kryetarja Kusari-Lila është pritur nga Pater Ndue Kajtazi, me ç’rast ka përcjell urimet për të gjithë besimtarët krishterë, duke uruar ditë më të mira për familjet e tyre.

“Pashkët janë mundësia më e mirë për t’i zgjatur dorën njëri tjetrit, për humanizmin dhe veprat e mira. Ndjehem e nderuar sa herë që festoj në mesin tuaj, pasi që Gjakova mbetet shembulli më i mirë se si festohen festat bashkë”, ka thënë kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e festës së Pashkëve, rektori i Universitetit të…