Bluza për Notre Dame, PSG-ja prodhon fanellën speciale për bamirësi

22 prill 2019 | 17:40

Mbrëmja e së dielës ishte dyfish speciale për Paris Saint Germain, ishte festa e titullit të tetë kampion në Francë, por edhe akti i bamirësisë për katedralen Notre Dame dhe zjarrfikësit.

Kampionët francez në fakt zbritën në fushën e lojës në ndeshjen e së dielës me një fanellë speciale ku përpara ishte simboli i katedrales së Parisit që mori flakë javën e kaluar, ndërkohë që në shpinë ishte e shkruar Notre Dame në vend të emrave të lojtarëve.

Të gjitha këto fanella homazhi për këtë vepër historike do të shiten 100 euro secila dhe të ardhurat e akumuluara do të jepen në bamirësi për llogari të shoqërive të lidhura me zjarrfikësit që mundësuan shuarjen e flakëve në Katedralen e njohur pas shumë orësh pune të madhe.

Ndërkaq, vetë klubi parisien publikoi në platformat e saj sociale një video homazh për katedralen 856-vjeçare të Notre Dame. /Top Channel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe ka shënuar tri gola në fitoren e mbrëmjes…