![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/07/auto_auto_termeti-1-730x44015141988371519658333.jpg)
Lëkundje e lehtë tërmeti në Tiranë
23 prill 2019
| 12:06
Një lëkundje e lehtë tërmeti është regjistruar paraditen e kësaj të marte, në orën 09:58
Tërmeti ka rezultuar me magnitudë 3.8, me thellësi 10 km nën tokë, dhe epiqendrën e ka pasur rreth 13 km në Perëndim të Krujës dhe 28 km në veriperëndim të Tiranës, raporton “TCh”.
Lëkundja ka qenë e lehtë dhe nuk është ndierë shumë, e si e tillë nuk dyshohet të ketë shkaktuar dëme.