Kurtishaj bën thirrje që të ketë unifikim për turizëm në të gjitha trevat shqiptare

23 prill 2019 | 13:21

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka apeluar që të bëhet një unifikim dhe të zhvillohet turizmi në trevat shqiptare.

Ai ka thënë se “Sharr Travell” është kompania e vetme që promovon turizmin shqiptar vetëm në trevat shqiptare. Kurtishaj ka thënë se sezoni turistik për kompaninë e tij fillon në datën më historike të shtetit të Kosovës, më 17 shkurt, dhe përfundon në datën më të rëndësishme të popullit shqiptar, më 28 nëntor.

Kurtishaj ka dhënë vërejtje edhe sa iu përket çmimeve për tarifa kufitare të sigurimeve, procedurave burokratike në kufi, si dhe çmimit që duhet paguar në stacion të autobusëve në Ulqin.

Gjithashtu, ai ka dhënë edhe vërejtje për çmimet e larta që paguhen në plazhe.

Kurtishaj ka theksuar se e mira e sezonit turistik në Ulqin është nënshkrimi i marrëveshjes së protokollit teknik për mosndëshkueshmëri gjatë sezonit turistik, për të cilën gjë ka apeluar që të vazhdojnë edhe në këtë sezone turistike.

(Epoka e re/ Albulena MAVRAJ)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka ndarë dy…