Kompania ‘Pastrimi’ nuk i largon mbeturinat nga kryeqyteti, reagon komuna e Prishtinës

26 prill 2019 | 15:16

Kompania e mbeturinave ‘Pastrimi’ nga sot nuk do të bëjë me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për shkak të bllokimit të xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë.

Për pasojë, gjendja e kontejnerëve me mbeturina në Prishtinë  është si mos me keq.

Ndaj këtij veprimi të kompanisë “Pastrimi” ka reaguar Komuna e Prishtinës, e cila ka ofruar mbështetje për kompani në mënyrë që të pastrohet kryeqyteti.

“Nuk duhet lejuar që për shkak të problemeve dhe çështjeve të pazgjidhura brenda kompanive publike që ofrojnë shërbime të pësojnë qytetarët e Prishtinës. Për më tepër, Kompania ‘Pastrimi’ është kompani rajonale dhe pasojat barten edhe në komunat tjera. Situata me mbeturinat e krijuara është e papranueshme! Por, edhe paraqet rrezik serioz për shëndetin publik të të gjithë neve. Ftojmë të gjithë faktorët relevantë që urgjentisht të bëjnë zhbllokimin e kësaj situate të patolerueshme. Komuna e Prishtinës është treguar e gatshme t’i huazojë 4 000 litra derivate për kompaninë ‘Pastrimi’, në mënyrë që të evitohet kjo gjendje alarmante”, është thënë në reagimin e Komunës së Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë nga bizneset në Kosovë, vazhdojnë t’i shmangen procesit të…