![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/04/petroviqi.jpg)
Petroviqi në shenjë proteste kalon në këmbë kufirin Kosovë-Serbi
26 prill 2019
| 15:18
Lideri i Partisë Liberale Serbe (SLS), Sllobodan Petroviq, në shenjë proteste kundër ndalimit të zyrtarëve të kësaj partie nga autoritetet serbe ka kaluar në këmbë kufirin Kosovë-Serbi.
Petroviqi ka kaluar pikën kufitare të Kosovës dhe është duke vazhduar për atë të Serbisë në Merdare.
Pavarësisht kësaj, mediet nuk janë lejuar që të kalojnë kufirin.