Hailey Bieber flet për betejën me ankthin

26 prill 2019 | 17:03

Hailey Bieber ka folur për betejën e saj me ankthin. Modeluesja 22-vjeçare thotë se ajo luftoi me ankthin për një vit e gjysmë deri në atë pikë saqë s’mund të flinte, por ajo tani po ndihet shumë më mirë.

“Nuk duhet të sundohesh nga mendimet e tua”.

Ju mund ta merrni kontrollin. Duhet ta pyesni veten ‘a është kjo e vërtetë?’, përkundër asaj çka mendoni”, ka pohuar gruaja e Justin Bieberit për “Glamour”.

Ajo ka treguar se ka gjetur ndihmë përmes ‘terapisë, meditimit dhe besimit’ dhe vlerëson se njerëzit tani janë më të hapur rreth kësaj sesa në të kaluarën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Garner ka treguar se çfarë i thonë asaj fansat…