![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2017/12/ambasada.jpg)
ShBA-ja përgëzon PZAP-in dhe KQZ-në për certifikimin e kandidatëve për kryetarë të komunave në veri
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka përgëzuar Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për vendimin për të certifikuar të gjithë kandidatët e kualifikuar për zgjedhjet e 19 majit për kryetar të komunave në veri.
Po ashtu, kjo ambasadë ka lavdëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për veprimin e shpejtë në konfirmimin e vendimit të PZAP-it dhe procedimin me aktivitete që lidhen me zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.
“Një KQZ jopartiake dhe e kompletuar me anëtarë është qenësore për rregullimin dhe monitorimin efektiv të zgjedhjeve të cilat janë element themeltar i demokracisë së Kosovës. Pas zgjedhjeve për kryetarë komunash, kandidatët fitues duhet të përmbushin mandatet e tyre duke punuar brenda institucioneve të Kosovës në emër të zgjedhësve të tyre”, është thënë në deklaratën e Ambasadës së ShBA-së.
/Epoka e re/