Limaj uron besimtarët ortodoksë për Pashkët

28 prill 2019 | 09:47

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka uruar besimtarët ortodoksë në Kosovë për Pashkët, me shpresën se kjo festë e shenjtë t’i gjejë në gëzim bashkë me të afërmit e tyre.

“Lutem që kjo ditë e shënuar për komunitetin ortodoks të sjellë më shumë harmoni dhe begati për të gjithë qytetarët e Kosovës.  Urimet më të përzemërta edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë që e festojnë këtë festë. Për shumë mot Pashkët ortodokse!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në orën 12:00 në qendër të Burimit, pranë bustit…