Abrashi: Komuna e Prishtinës udhëhiqet nën komandat e koalicionit PAN

28 prill 2019 | 12:43

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shprehur pakënaqësi me qeverisjen komunale të Prishtinës, ku kanë dhënë kritika edhe për rritje të administratës dhe numër të shtuar të drejtorive.

Sipas deputetit nga radhët e LDK-së, Arban Abrashit, i cili në zgjedhjet e fundit lokale ishte edhe kandidat për të parin e Prishtinës , kjo komunë e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, nuk po udhëhiqet sipas direktivave të këtij të fundit.

Abrashi për “Ekonomia Online”, ka thënë se komandat në Komunën e Prishtinës, po i mban koalicionin qeverisës PAN.

“Ne kemi pasur dy kundërlidhje te drejtoria dhe administrata e Komunës së Prishtinës, të cilat kanë qenë reagime publike, një ka qenë rritja e administratës që është bërë për të kënaqur apetitet e koalicionit të brishtë i cili është në komunën e Prishtinës. Është koalicioni PAN ai i cili e udhëheqë në komunë të Prishtinës së bashku me PSD-në, në mënyrë që të kënaqen apetitet dhe të marrin sa më shumë drejtori, është rritë numri i drejtorive dhe pak a shumë është tepruar, kjo ka qenë kritika jonë e parë pasi që nuk qeverisët mirë dhe nuk është shenjë e qeverisjes së mirë nëse rrisin në pafundësi numrin e drejtorive”, ka thënë Abrashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së PDK-së dhe ish-anëtari i Shtabit të…