Në shkollën “Sylë Alaj” në Drenoc mbillen fidanë në kuadër të “Javës së Tokës”

28 prill 2019 | 14:35

Gjelbërimit të bukur brenda hapësirave të ShFMU “Sylë Alaj” në Drenoc të Deçanit, i janë shtuar edhe dhjetëra fidanë të cilat janë mbjellë bashkë me drejtorin, mësimdhënës e nxënës të kësaj shkolle.

Përveç mbjelljes së këtyre fidanëve, nxënësit e kësaj shkolle kanë zhvilluar edhe një aksion pastrimi brenda dhe jashtë hapësirave të kësaj shkolle.

Me nismën e organizatës “Ta pastrojmë Kosovën”, nxënësve dhe vullnetarëve të tjerë i është bashkuar edhe kryetari i fshatit të Drenoc dhe përfaqësuesi i ndërmarrjes “Higjena”.

Fidanët e mbjella  kanë qenë dhuratë nga fidanishtja e dru-frutorëve “Diamanti” në Drenoc. Me këtë rast, Komuna e Deçanit ka falënderuar pronarin e kësaj fidanishteje, i cili po ashtu ishte prezent në këtë aksion.

“Po ashtu, falënderojmë edhe ‘Swiss Marketing Group’ për ndihmën në organizimin e këtij aktiviteti. Urojmë që shembulli i kësaj shkolle për përkujdesjen e shtimit të hapësirave të gjelbra dhe mirëmbajtjen e hapësirave brenda dhe jashtë shkollës të ndiqet edhe nga shkolla të tjera. Nisma të tilla është mirë të ndjekin edhe shkollat tjera. Çdo ditë të kujdesemi për ambientin tonë”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Deçanit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Gjilanit kanë nisur të mbahen garat komunale…