Profesor Hoti pret që samiti i Berlinit të jetë përgjigje për çështjen e kufijve (Video)

28 prill 2019 | 14:56

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti në një intervistë për “Kosovapress”, ka folur rreth takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nesër ( e hënë) në Berlin.

Sipas tij, nga samiti i nesërm i Berlinit nuk pritet ndonjë zgjidhje sa i përket çështjes Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se pret që samiti i Berlinit do të jetë përgjigje për çështjen e kufirit të Kosovës dhe Serbisë.

Hoti është shprehur se ky samit do të jetë përgjigje për atë që deri tani është diskutuar në emërtime të ndryshme, si korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh.

Ai ka thënë se çështja e kufijve ndoshta nuk do të diskutohet në detaje, por do të merret përgjigja e duhur se a të ecet tutje, apo të harrohet opsioni i korrigjimit të kufijve.

Ai ka theksuar se shkëmbimi i territoreve mund të ketë efekt domino në Maqedoninë e Veriut, Bosnje apo vende të tjera.

Hoti ka deklaruar se nuk e ka të qartë krejtësisht qëndrimin e presidentit Hashim Thaçi sa i përket çështjes së lëvizjes së kufijve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Arsenalit ka bërë një hap pas në garën…