Nis protesta kundër ndotjes së ajrit

31 janar 2018 | 12:23

Një grup i qytetarëve ka organizuar sot një protestë në qendër të Prishtinës, në shenjë pakënaqësie dhe revolte ndaj nivelit të lartë të ndotjes në kryeqytet.

“Plasëm, u ngulfatëm”, “Helm”, “Hazardous”, “Po du ajër”, “Shpend duaje Prishtinën”, “Veç edhe ajrin keni mbet pa e privatizuar”, ishin këto disa nga pankarta të cilat protestuesit mbanin në duar në shenjë proteste ndaj ndotjes së ajrit në Prishtinë, i cili ka arritur përmasa shqetësuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se transporti është falas…