Bedri Hamza zgjedhet kryetar i Degës së PDK-së në Mitrovicë

28 prill 2019 | 16:30

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur të dielën Kuvendin zgjedhor në Degën e Mitrovicës, ku me shumicë votash kryetar i kësaj degë është zgjedhur Bedri Hamza, i cili mbanë pozitën e ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës.

210 delegatët e Kuvendit zgjedhor në Mitrovicë kanë zgjedhur edhe Këshillin Drejtues prej 71 anëtarëve dhe 21 delegatë për Konventën Qendrore.

Në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Kuvendin zgjedhor e përshëndeti shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi si dhe ministrja Dhurata Hoxha.

Krasniqi ka vënë në dukje angazhimin e gjithanshëm të strukturave për zgjedhjet e brendshme, proces i cili rikonfirmon fuqinë e jashtëzakonshme të anëtarësisë së gjerë të PDK-së.

“Dekada e Re, është platformë e cila i siguron qytetarëve të vendit me besim, zhvillim dhe integrim, hapësirë të gjithë qytetarëve, në veçanti rinisë dhe grave, duke e bërë këtë proces të jashtëzakonshëm, ashtu siç i ka hije PDK-së dhe vizionit të përqafuar nga qytetarët e vendit”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se zgjedhjet e brendshme riafirmuan potencialin politik e krijues të PDK-së, si parti e së tashmes dhe të ardhmes.

Ndërsa, Dhurata Hoxha ka vlerësuar se “Mitrovica merr vëmendjen më të madhe se zgjedhjet në degët tjera në vend, duke qenë degë e liderit tonë, Kadri Veseli dhe udhëheqësve të dëshmuar në nivel nacional. Këto zgjedhje, janë shtytje e re për organizim edhe më të mirë, gjithëpërfshirje dhe vlera me besim, zhvillim dhe integrim”.

Në emër të Komisionit lokal zgjedhor, para qindra delegatëve të pranishëm kanë folur Arian Tahiri dhe Drita Kadriu, të cilët kanë konfirmuar se në secilën nëndegë të Mitrovicës, PDK-ja ka zgjedhur qytetarët më të mirë të lagjeve të cilët do të punojnë ngushtë për ta forcuar edhe më shumë Partinë Demokratike të Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mercedesi ka arritur një tjetër fitore të dyfishtë në këtë…