Ismaili: PDK-ja, partia kryesore në Kosovë

29 prill 2019 | 11:24

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë i zgjedhjet do të mbahen një ditë, por nuk ka përmendur kohën se kur do të mbahen ato.

Ai në një intervistë për “Ekonomia Online” ka thënë se partitë politike duhet të jenë të gatshme për zgjedhje, kurdo që mbahen ato.

“Zgjedhjet dikur do të vijnë, se për çfarë do vijnë dhe kur nuk mund të komentojë sepse nuk kam përgjigje. Mirëpo kurdo që të jenë partitë politike i kanë planet e tyre dhe duhet të jenë të gatshme që t’i realizojnë dhe të hyjnë në zgjedhje. Kjo është një çështje që e parasheh edhe ligji i Kosovës që ka afate dhe pas tyre gjitha partitë politike që duan të hyjnë në zgjedhje i paraqesin oferta e tyre, prandaj për aq kohë sa të gjithë janë në pozicione të tyre brenga kryesore duhet të jetë jeta e qytetarit”, ka thënë Ismaili.

Sipas tij, PDK-ja është partia kryesore në vend me trupë elektorale më të gatshme për të marrë përgjegjësi.

“Ajo që është më rëndësi është se për aq kohë sa jemi të gjithë në pozicionet tona institucionale të arrijmë që të bëjmë më të mirën për qytetarin. Pra ka një pritje të madhe të qytetarëve për realizimin e projekteve të shumta, jo vetëm në shëndetësi, por në arsim, rini e gjitha tjera dhe ne duhet të krijojmë këtë energji e cila mbërrin me i kryer projektet dhe me qenë ato reale dhe të prekshme për qytetarët, të mos jenë projekte që mbesin në letër por që realizohen dhe mendoj se kjo është me rëndësi… 41 mijë vetë është një rikonfirmim i këndshëm që PDK-ja ka dhe është ende parti kryesore në Kosovë me trupë elektorale më të gatshme për të marrë përgjegjësi dhe kjo na gëzon që jemi në rrugën e drejtë edhe për ta revitalizuar PDK-në dhe për të marrë përgjegjësi tjera”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shri Lanka ka ndaluar mbulimin e fytyrës në vendet publike,…