Thaçi nga Berlini: Nuk ka dialog me Serbinë pa ShBA-në

29 prill 2019 | 12:17

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit në ambasadën e vendit tonë në Berlin, ka thënë se nuk do të ketë dialog me Serbinë pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Nuk ka dialog pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Kosova është vend i pavarur dhe sovran, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do të jenë me Kosovën”, ka thënë Thaçi, raporton “Epoka e re”.

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë duke qëndruar në Gjermani, në kuadër të samitit të Berlinit, i cili do të mbahet sonte.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, pas…