Policia konfiskon mbi 11 kilogramë substancë narkotike në Merdare

29 prill 2019 | 12:24

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë konfiskuar mbi 11 kilogramë substancë të dyshuar narkotike në Merdare.

Substancat narkotike janë gjetur në një autobus të një kompanie turistike me targa (KS) në bagazhin e së cilit kanë qenë tri çanta, ku në to kishte dy zmadhues zëri dhe një klimë për ftohje, ndërkaq në brendësi të tyre janë gjetur njëmbëdhjetë paketime me bari ngjyrë të gjelbër e dyshuar si substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 11 kilogramë e  65 gramë.

“Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria e antidrogës ka pranuar një informatë nga njësia mobile e Doganës se Kosovës, të cilët në pikë kalimin kufitar në Merdare kishin ndaluar një autobus të një kompanie turistike me targa (KS), e cila kompani mbanë linjën e rregullt nga Prishtina me një shtet tjetër evropian. Gjate kontrollimit të autobusit, udhëtarëve si dhe valixheve të tyre, në bagazhin e autobusit kanë qenë (3) tri çanta ku në to kishte 2 zmadhues zëri dhe një klimë për ftohje, ku në brendësi të tyre janë gjetur (11) njëmbëdhjetë paketime me bari ngjyrë të gjelbër e dyshuar si substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 11 kg e 65 gramë”, është thënë në komunikatën e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e antidrogës në Prishtinë, njësia K9 si dhe forenzika rajonale e Prishtinës e cila ka bere fotografimin, matjen dhe tërheqjen e dëshmive.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij autobusi ndalohet për një kontroll të detajuar, përderisa janë intervistuar edhe dëshmitarë të rastit.

Policia me njësitet kompetente është në proces të hetimit të rastit dhe identifikimit të të dyshuarit të involvuar.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se…