Jashari inspekton punimet në disa rrugë të qytetit të Skenderajt

29 prill 2019 | 16:01

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka inspektuar të hënën punimet që janë duke u bërë në kuadër të asfaltimit të rrugës në lagjen e katërt të kësaj komune dhe në disa pjesë tjera të qytetit.

“Edhe pak punë deri te finalizimi i asfaltimit të rrugës e cila është lënë në harresë për shumë vite, që çon në Kompleksin sportiv, ku duke e realizuar këtë projekt, përfitojnë banorët e lagjes IV rrugë të asfaltuar, si dhe kompletohet infrastruktura përcjellëse e kompleksit të vetëm sportiv në komunën tonë. Ritëm i njëjtë i punimeve në rregullimin e infrastrukturës së brendshme të qytetit, po vazhdon edhe prapa objektit të Qendrës së Kulturës ‘Hasan Prishtina’, që lidhet me rrugën ‘Ilaz Kodra’, me çka qarkullimi i veturave do të bëhet pa vështirësi, ndërkohë që edhe këmbësorët do të kenë trotuarin, skaj të cilit do të mbillen edhe drunj dekorativ”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët teknikë të disa shkollave të Prishtinës, punëtorët e sigurimit…