Unitedi në ankth, lëndimi i Rashfordit është serioz

29 prill 2019 | 16:53

Sulmuesi Marcus Rashford është dëmtuar në shpatullën e majtë dhe rrezikon të mos luajë më këtë sezon.

Ka qenë kjo deklarata e dhënë sot nga trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer. Rashford u zëvendësua në minutën e 65-të në ndeshjen që United barazoi 1-1 me Chelsea ditën e diel në Premier Ligë.

“Marcus kishte një dhimbje edhe para ndeshjes, por e dëmtoi më shumë atë. Nuk mund të luante më, ndaj e zëvendësova. Nuk e di se si është gjendja e tij, do të shohim se si do të ecin gjërat ditët në vijim”, ka thënë Solskjaer.

Vështirë se sulmuesi 21-vjeçar do të jetë në fushë në ndeshjen e radhës në kampionat, atë ndaj Huddersfield. Madje ai mund të mos luajë më këtë sezon. “Të shohim. Nuk besoj se është një dëmtim kaq i rëndë. Kemi nevojë për Marcus, sidomos në këtë moment të sezonit, kur jemi ende në garë për të luajtur në Champions”, ka deklaruar Solskjaer.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili sërish…