Thaçi e Haradinaj mirëpriten në Samitin e Berlinit nga Merkeli dhe Macroni (Foto)

29 prill 2019 | 17:58

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë mirëpritur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, të cilët janë nikoqirë të samitit të Berlinit, ku janë të ftuar edhe liderët tjerë të Ballkanit Perëndimor.

“Mikpritja gjermano-franceze. Kancelarja Merkel dhe presidenti Macron, nikoqirë të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj, pas mirëpritjes nga Merkeli dhe Macroni, ka thënë se samiti i Berlinit është një mundësi e mirë për të folur për aspiratat e përbashkëta në rrugën euroatlantike.

“Pritje nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron, në fillimet e takimit të nivelit të lartë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasim hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euroatlantike”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 7 people, people smiling, people standing and suitImage may contain: 7 people, people smiling, people standing and shoesImage may contain: 4 people, people standing

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing and shoesImage may contain: 4 people, people smiling, people standing, suit and shoesImage may contain: 2 people, people standing and suitImage may contain: 8 people, people standing and suit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë sërish të parët…