Thaçi: Pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja nuk e njohin pavarësinë e Kosovës

29 prill 2019 | 18:43

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se ka mbajtur një fjalim në hapje të Samitit të Berlinit, i cili është organizuar nga Gjermania dhe Franca, në të cilin janë duke marrë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Në hapjen e Samitit të Berlinit fola për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin. Situata dhe relacionet janë në nivel të ulët, prandaj në rrethana të tilla shumë iniciativa të mira nga Procesi i Berlinit kanë mbetur pa u realizuar. Kjo situatë e keqe nuk mund të tejkalohet vetëm me deklarata dhe premtime abstrakte. Duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare”.

“Edhe pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Gjermania dhe Franca kanë mundësi ta marrin lidershipin për këto vendime të guximshme. Por, një prej vendimeve të para që Bashkimi Evropian do duhej ta merrte është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë. Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë. Qytetarët e Kosovës janë populli më proevropian në rajon dhe është shumë e padrejtë të vazhdojnë të diskriminohen!”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Punëve…