Lladrovci: Shtatorja e heroit Ilaz Kodra, erdhi në vendin që i takon

30 prill 2019 | 16:08

Me rastin e 20-vjetorit të rënies së komandantit Ilaz Kodra, në sheshin e Drenasit është bërë përurimi i shtatores së tij ku janë kujtuar edhe 40 dëshmorët e rënë në këtë ditë dhe 278 martirët.

Manifestimi për zbulimin e shtatores së komandantit Ilaz Kodra është mbajtur nën patronatin e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi se bashku me Komunën e Drenasit dhe të Skenderajt.

Në fjalën e rastit, kryetari Lladrovci i është drejtuar të pranishmëve me një fjalim.

“Ilaz Kodra, i takon gjeneratës së parë pas rezistencës paqësore, nga veprimi ilegal, me mjetet e propagandës dhe veprimit aktiv në rezistencë me demonstrata duke e dëshmuar se okupatori nuk ka vend në Kosovë, deri në ditën kur filloi të dëshmonte se liria kalon vetëm nëpër grykën e pushkës”, ka thënë Lladrovci ndër të tjera.

“Këtë e provuan shumë herë uniformat okupatore, që në fillim të viteve të ’90, duke u shkrepur rafalët mbi njësitet e rregullta të policisë okupatore.Kjo luftë titanike, që filloi me Epopenë e Jasharajve, nxiti kombin shqiptar, të merrte historinë e vet në duar të veta, duke e bërë edhe botën demokratike, pjesë të pandashme të lirisë tonë”.

Lladrovci ka thënë se shtatorja e heroit Ilaz Kodra ka shkuar në vendin që i takon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gurëthyesit dhe kompanitë e zhavorit çdo ditë po e shkatrrojnë…