Capello: Ju tregoj 3 më të mirët e historisë

30 prill 2019 | 20:30

Fabio Capello ka stërvitur futbollistët më të mirë e planetit. Në një intervistë të dhënë së fundmi, “Don Fabio” ka rrëfyer disa nga prapaskenat e botës së futbollit. Ai ruan elozhe për Cassanon, por tregon edhe si Ronaldo përfundoi te Milani.

“Cassano ishte një talent që e humbi rrugën për arsye të tejra. Kur u largua nga Roma humbi gjithçka. I ngjasonte shumë Saviçeviçit dhe nuk arriti t’i kuptonte vlerat e tij. Kishte mundësinë të bëhej nga lojtarët më të mirë në botë, kishte shpejtësi dhe forcë fizike”, komenton fillimisht Capello.

“Në Madrid gjeta Ronaldon, që ishte bullafiqi i madh dhe Cassanon që ishte bullafiqi i vogël. Berlusconi më telefonoi dhe më pyeti për Ronaldon. I thashë se peshonte 84 kilogramë dhe e kishte mendjen te ushqimi dhe modelet seksi. Berlusconi më falënderoi dhe të nesërmen firmosi me të”.

Kur është pyetur për lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, Capello ka dhënë 3 emra. “Për mua Van Basten, Maldini dhe Barezi meritonin të fitonin ‘Topin e Artë’. Sot skuadrat fitojnë me skema dhe ide. Ka trajnerë me ide në Itali, por jemi në një fazë ku jemi ende pasues të Barcelonës së Guardiolës. Kohët e fundit kam parë 2 ekipe të luajnë mirë në Itali, Atalanta dhe Lazio”, ka shtuar Capello.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i mirënjohur kosovar i Vushtrrisë, Labinot Osmani, ka thënë…