Nuk ka pasur kurrë të dashur, 20-vjeçarja lind fëmijën e saj

01 maj 2019 | 13:18

Një vajze rreth të 20-tave shtatzënë, që kurrë nuk kishte pasur një të dashur në jetën e saj, në mënyrë misterioze lindi një fëmijë megjithëse pretendonte të ishte një virgjëreshë.

Mjekët deklarojnë se ajo ishte shtatzënë, por për shkak të peshës së saj, ajo nuk e kishte vënë re që mbante një fëmijë në bark.

Kur e mori vesh, e reja ka mbetur tepër e habitur në fillim, por më pas duhet ta pranonte që brenda saj po rritej një qenie njerëzore.

Mjeku i cili preferoi të mbetej anonim rrëfen se: “Ajo me kërkoi që të bëjmë një provë për virgjërinë ndaj saj, ishte shumë zhgënjyese”.

Sipas stafit të spitalit, vajza ishte e bindur që kurrë nuk kishte bërë seks dhe, sepse kurrë nuk i kishin pëlqyer meshkujt.

Kur mjeku e pyeti se nëse kishte bërë ndonjë gjë të pavetëdijshme nen efektin e alkoolit, ajo iu përgjigj se është alergjike ndaj tij.

Spitali vendosi që ajo të lindte foshnjën me metodën cezariane dhe me 6 shkurt ajo i dha jetën një djali të shëndetshëm.

Megjithatë i porsalinduri iu dorëzua prindërve të vajzës, pasi ajo nuk pranoi ta ushqente atë.

Sipas njoftimeve gruaja jeton e vetme dhe për shkak të peshës së saj dhe ciklit menstrual të parregullt, kurrë nuk e ka vërejtur se ajo ishte shtatzënë.

Asnjë nga miqtë e saj nuk e vuri re.

Kreu i spitalit të obstetrikës tha: “Nuk është hera e parë që kemi pasur një nënë që vetëm e kuptoi se ajo ishte shtatzënë menjëherë përpara lindjes.

“Zakonisht ata janë të mitur dhe nuk kanë njohuri për fiziologjinë e tyre.

“Por ky pacient është në të 20-at e saj dhe është edukuar kështu që ne jemi paksa te befasuar të befasuar”.

Raporti nuk ka thënë nëse pacienti ka planifikuar të japë djalin e saj për adoptim. Aktualisht është e paqartë se si e ka lindur fëmijën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Gjimnastikës së Kosovës ka vlerësuar lartë kontributin nga…