Të shtunën AAK-ja shënon 19-vjetorin e themelimit

01 maj 2019 | 14:00

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) këtë të shtunë shënon 19-vjetorin e themelimit.

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një njoftimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka theksuar se ky 19-vjetor i themelimit të AAK-së është moment i falënderimit për të gjithë bashkëpunëtorët, partnerët dhe akterët publikë që përgjatë rrugëtimit kanë njohur, respektuar rolin, vlerat dhe kontributin e kësaj partie në jetën publike dhe institucionale.

Njoftimi i plotë i Besnik Tahirit:

Të dashur miq, kolegë e mbështetës,
Këtë të shtunë, në hotel “Emerald”, nga ora 18:00, ju ftoj të shënojmë bashkërisht 19-vjetorin e themelimit të AAK-së.
Për ne ky është moment i falënderimit për të gjithë bashkëpunëtorët, partnerët dhe akterët publikë që përgjatë rrugëtimit kanë njohur, respektuar rolin, vlerat dhe kontributin e AAK-së në jetën publike dhe institucionale.
Duke ju falënderuar paraprakisht, ju them se prezenca juaj do të na nderonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka paralajmëruar se ndeshjet me…