Portlandi mposhti Denverin

02 maj 2019 | 13:17

Portland Trail Blazers ka vendosur baraspeshën me Denver Nuggets, pasi ka fituar me rezultatin 90-97. Mysafirët e nisën mirë takimin e dytë, duke arritur të krijojnë një diferencë prej 15 pikësh pas dy periodave të para.

Reagimi i Nuggets në periodën e tretë hasi në rezistencën e Blazers, që shënuan një pikë më pak se kundërshtari. Vendasit në periodën e fundit e ngushtuan rezultatin në 7 pikë, por pa mundur ta përmbysnin. C.J. McCollum ishte lideri i Blazers në këtë ndeshje.

Ai shënoi 20 pikë, ndërkohë që asistoi 6 asistime dhe rebound. Enes Kanter dhe Rodney Hood shënuan nga 15 pikë, kurse Damian Lillard 14. Nga ana tjetër Nikola Jokiç u ndal në kuotën e 16 pikëve. Serbi asistoi 6 herë si dhe rikuperoi 14 topa na tabelë.

Gjysmëfinalet e konferencave

Denver Nuggets-Portland Trail Blazers 90-97 (1-1)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të programit të Klinikës së Radiologjisë për edukim…