![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/podujevë.jpg)
Shpërndahen lodra për fëmijët e Qendrës së Autizmit në Podujevë
02 maj 2019
| 14:12
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, bashkë me pjesëtarët e kontingjentit amerikan të KFOR-it dhe të Policisë Kufitare të Kosovës, kanë shpërndarë të enjten lodra për fëmijët e Qendrës së Autizmit në Podujevë.
Veliu ka thënë se lodra të tilla janë shpërndarë edhe për fëmijët me nevoja të veçanta në Shkollën “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik dhe për disa fëmijë të komuniteteve pakicë.
Lodrat janë dhuratë nga KFOR-i amerikan.
/Epoka e re/