ATK-ja ka nisur me revokimin e licencave të lojërave të fatit

02 maj 2019 | 17:02

Duke marrë parasysh se më 10 maj 2019 hyn në fuqi Ligji Nr. 06/L-155, për Ndalimin e Lojërave të Fatit, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar të gjithë opinionin dhe subjektet ekonomike, se me qëllim të zbatimit të dispozitave ligjore, sipas nenit 1 të  Ligjit Nr. 06/L-155, i cili kërkon ndalimin dhe mbylljen e të gjitha lojërave të fati në Republikën e Kosovës, ka filluar me revokimin e të gjitha licencave të subjekteve që merren me organizimin e Lojërave të Fatit.

“Ky revokim i licencave  hynë në fuqi nga me datën 10 maj 2019, dhe çdo ushtrim i aktivitetit të lojërave të fatit pas kësaj date do të konsiderohet aktivitet i kundërligjshëm, kështu që institucionet e zbatimit të ligjit  sipas nevojës do të veprojnë sipas detyrës zyrtare. Administrata Tatimore e Kosovës i  inkurajon të gjitha subjektet ekonomike dhe qytetaret, që të ndërmarrin të  gjitha veprimet  e duhura në respektim të dispozitave të Ligjit të ri Nr. 06/L-155, për Ndalimin e Lojërave të Fatit, pa pasur nevojë që  të  bëhen subjekt i masave të institucioneve të shtetit që janë përgjegjëse  për zbatimin e ligjit”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Performanca e Lionel Messit e ka mahnitur edhe mbrojtësin e…