Rama: 10 vjet burg për ata që u shesin qytetarëve produkte me kimikate dhe afat të skaduar

02 maj 2019 | 18:24

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka paralajmëruar ndëshkime për gjitha ata që abuzojnë me sigurinë ushqimore.

Rama ka theksuar se dënimi mund të shkojë deri në 10 vjet burgim nëse veprimtaria e paligjshme bëhet në bashkëpunim.

Sipas Ramës ata që kërcënojnë shëndetin e qytetarëve të Shqipërisë, do të përballen me heqjen e lirisë së ushtrimit të aktivitetit dhe lirisë individuale.

“Produktet tona bujqësore janë plotësisht të shëndetshme dhe për këtë mjafton një fakt. Në 300 mijë tonë produkte bujqësore të transportuar në 2018 drejt BE-së, nuk është kthyer asnjë gjë, për shkak të cenimit të standardeve Evropiane ushqimore, por ka individë dhe subjekte që kryejnë krime kundër shëndetit, kundër njeriut”, ka thënë Rama.

Kryeministri Rama ndër të tjera ka theksuar se kjo vepër deri më tani është ndëshkuar vetëm me gjobë, por kjo nuk do të ndodhë më kështu.

“Ia kanë hedhur në 30 vjet me gjoba që s’janë asgjë, por kjo nuk do vazhdojë më kështu. Këto forca të së keqes që kërcënojnë shëndetin tonë dhe të fëmijëve tonë, do t’ju hiqet e drejta e lirisë së ushtrimit të aktivitetit dhe lirisë individuale”, është shprehur kryeministri Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Kosovës dita-ditës po i ikin martesës. Dëshmi për…