Agjërimi i Ramazanit fillon të hënën

03 maj 2019 | 15:01

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët myslimanë dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e hënë (6 maj).

“Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët. Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, është thënë në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Mitrovicës është hapur Qendra e Thirrjeve, ku…