KQZ-ja miraton dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për zgjedhjet në veri

03 maj 2019 | 15:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotshme ka miratuar dizajnin, përmbajtjen dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, ka njoftuar anëtarët e KQZ-së lidhur me ecurinë e përgatitjes së këtyre zgjedhjeve.

Ai ka bërë me dije se është vazhduar me përmbushjen e detyrave dhe obligimeve konform planit operacional të miratuar nga KQZ-ja.

 /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët myslimanë…