Mbappe skualifikohet me 3 ndeshje, ‘Këpuca e Artë’ formalitet për Messin

03 maj 2019 | 16:18

“Këpuca e Artë” evropiane për sezonin 2018-2019 i përket Lionel Messit. Me 34 golat e tij edhe nëse nuk shënon në 3 javët e fundit të La Ligas, argjentinasi i Barçës do të shpallet shënuesi më i mirë në Evropë, pasi rivali i tij i madh në këtë garë, talenti i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe autori i 30 golave në Ligue 1, është skualifikuar me 3 ndeshje nga komisioni i Disiplinës në Francë për kartonin e kuq që mori në finalen e Kupës së Francës ndaj Rennes.

Sulmuesi francez do të kthehet vetëm për 2 javët e fundit të kampionatit pasi në Ligue 1 kanë mbetur edhe 4 ndeshje për t’u luajtur ndërsa një ndeshje skualifikim Mbappe e shleu në mesjavë ndaj Montpellier, raporton ‘ss’.

Një goditje e rëndë kjo për Mbappe që do të ketë mundësi të luajë vetëm në sfidat ndaj Dijon dhe Reims dhe dy ndeshje janë vërtetë pak për të rikuperuar 4 gola ndaj Messit duke ditur që argjentinasi mund të realizojë gola të tjerë në 3 sfidat e fundit të La Ligas. Mbappe u skualifikua me 3 ndeshje për atë ndërhyrje horror që bëri në minutat e fundit të shtesave në finalen e Kupës ndaj Rennes që PSG e humbi me penallti. Ndërkohë ende nuk është marrë një vendim për Neymar i cili rrezikon nga 3 deri në 8 ndeshje pezullim për faktin se goditi me grusht një tifoz në momentin që po ngjitej në podium të merrte medaljen e humbësit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka…