Oda Amerikane mirëpret vendimin për përzgjedhjen e General Electric për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”

03 maj 2019 | 18:00

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret vendimin për përzgjedhjen e konglomeratit amerikan General Electric (GE) për Inxhinieringun, Prokurimin, Ndërtimin dhe Mirëmbajtjen Afatgjatë të Termocentralit “Kosova e Re”.

Oda Amerikane konsideron se furnizimi jostabil me energji elektrike në vazhdimësi i ka shkaktuar dëme të mëdha industrisë vendore duke pamundësuar zhvillimin e mëtutjeshëm veçanërisht të sektorit të prodhimit.

Në këtë drejtim, vendimi për përzgjedhjen e konglomeratit amerikan General Electric për konstruktimin dhe mirëmbajtjen afatgjate të termocentralit “Kosova e Re” i përgjigjet nevojës së bizneseve për rritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike duke siguruar për furnizim të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm.

Oda Ekonomike Amerikane beson se ndërtimi i këtij termocentrali përveç se do të garantojë furnizim stabil me energji elektrike si një domosdoshmëri për zhvillimin e sektorit privat në vend, gjithashtu do të ketë impakt në tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

Ndërsa përfshirja e General Electric e cila gëzon një reputacion globalisht të mirënjohur në fushën e energjisë, por edhe të Contour Global, po ashtu kompani amerikane, do të mundësojë një teknologji por edhe praktika më bashkëkohore të ndërtimit dhe menaxhimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Latifi, këshilltar i Kadri Veselit, ka mohuar se ky…