Figo, Neymarit: Shko në Real 

03 maj 2019 | 18:05

Luis Figo i ka sugjeruar yllit të Paris Saint-Germainit, Neymarit, të largohet nga klubi francez për të kaluar te Real Madridi.

“Neymari është 27-vjeçar. Nuk mendoj se ai ka nevojë për shumë këshilla. Ky është një vendim personal. Nëse ai duhet të mendojë për një ndryshim, ai gjithmonë duhet të jetë për diçka më të mirë, qoftë financiarisht apo në kushtet e prestigjit dhe kushteve të punës”, ka thënë Figo për gazetën “AS”.

“A do të largohet? Nuk e di por, sa i përket prestigjit, do të ishte një gjë e mirë”, ka shtuar Figo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret vendimin për përzgjedhjen e…