Papa Françesku do ta vizitojë Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut

04 maj 2019 | 11:39

Papa Françesku fillon të dielën një udhëtim në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, ku do t’i duhet të tregohet i kujdesshëm për shkak të marrëdhënieve delikate me Kishën Ortodokse të Lindjes.

Në të dyja këto vende ballkanike, katolikët janë një minoritet i vogël.

Bullgaria, një vend me popullsi prej 7.1 milionë banorësh, ka vetëm 58 mijë katolikë. Ndërsa Maqedonia e Veriut, me një popullsi prej 2 milionësh, ka vetëm 15 mijë katolikë, më pak se popullsia e një famullie të Romës.

Një nga qëllimet e udhëtimit treditor është përmirësimi i marrëdhënieve me kishat ortodokse, si pjesë e përpjekjeve të Vatikanit për një bashkim të ardhshëm të dy degëve të krishtërimit, Lindjes dhe Perëndimit, të cilat u ndanë në vitin 1054.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Veriut ka vazhduar testimet e armëve duke lëshoi…