Autobiografia e Michelle Obama, libri me mbi 10 milione kopje

04 maj 2019 | 21:45

Libri autobiografik i Michelle Obama, bashkëshortes së ish-presidentit amerikan, pas rekordit të thyer me më shumë se 10 milionë kopje të shituara vjen për lexuesin shqiptar i përkthyer.

‘Becoming” ose “Të behesh” ka surprizuar lexuesit për transparencën dhe vërtetësinë e ngjarjeve nga jeta e përditshme e jetës bashkëshortore të Michelle Obama.

Becoming, libri autobiografik i Michelle Obama, që ka thyer rekord shitjesh me më shumë se 10 milion kopje, vjen dhe për lexuesin shqiptar nën titullin “Becoming, Të bëhesh”.

Arlinda Dudaj, botuesja e librit shprehet se përpos emocioneve,  ky libër  të fal edhe frymëzim përmes një historie të vërtetë sesi mund të bëhesh.

Arlinda DudajMichelle Obama ka shkruar një libër të vërtetë për jetën e saj, duke nisur që nga fëmijëria deri në çastin që u bë zonja e parë dhe ajo që vazhdoi më pas. E gjithë historia e librit është sesi ti mund të bëhesh ajo që do.

Duke qëndruar larg jetës me xixa që të gjithë mund të  imagjinojnë për ish zonjën e parë të Amerikës, Michelle Obama ka surprizuar lexuesit me transparencën dhe vërtetësinë e hedhur në letër për shumë aspekte jetësore edhe për jetën bashkëshortore.

Arlinda Dudaj: Duke treguar gjithçka, duke treguar edhe fustrimet. Ky është një libër i sinqertë deri në kockë.

Dudaj thekson se për të është e rëndësishme që libri të lexohet sepse arrin të penetrojë te lexuesi duke e bërë njeri më të mirë. Ndërsa po afrohet momenti që lexuesit të njihen dhe me anën tjetër të medalies, me librin autobiografik të Barack Obamës./kohajone/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Palestinezët e rripit të Gazës, kanë sulmuar Izraelin, me 200…