KFOR-i mban stërvitje, thotë se situata në Kosovë është nën kontroll

05 maj 2019 | 11:19

Trupat ushtarake të NATO-s të pozicionuara në Kosovë do të vazhdojnë stërvitjet në disa pjesë të ndryshme të Kosovës.

Kjo është bërë me dije në faqen e KFOR-it në “Facebook”, ku theksohet se kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave.

Sipas tyre, situata mbetet nën kontroll dhe pa asnjë kërcënim të mundshëm.

“KFOR-i vazhdon të stërvitet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roma është vënë prej kohësh në ndjekje të një trajneri…