Van Dijki urdhëroi mbrojtësin t’ia linte topin Shaqirit (video)

05 maj 2019 | 11:23

Virgil Van Dijk është jo vetëm një mbrojtës me kualitete të jashtëzakonshme, por edhe një lider i lindur. Megjithëse nuk e zotëron shiritin e kapitenit te Liverpuli, për tifozët është pikërisht ky njeri që po udhëheq anglezët drejt ëndrrës për titullin në “Premier League”.

Kulmi arriti në fitoren e djeshme, ku u fitua në transfertë me rezultatin 2-3 ndaj Newcastel.

Teksa takimi po shkonte drejt fundit, do të ishte krosimi i Xherdan Shaqirit që do të sillte golin e fitores. Por fillimisht trajneri Klop vendosi që ekzekutimin e asaj gjuajtje standarte ta kishte Trent. Van Dijk bëri gjithçka duke urdhëruar nga zona, që mbrojtësi t’ia linte topin Shaqirit, nga ku do të vinte edhe goli. Tifozët e Liverpulit janë magjepsur nga e gjitha kjo, ndërsa në postimet e “Twitterit” bien në të njëjtin mendim: “Van Dijk, ti je kapiteni ynë i vetëm”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupat ushtarake të NATO-s të pozicionuara në Kosovë do të vazhdojnë…