S’do ta besoni! Ja sa fiton Kim për 1 foto të vetme në Instagram

05 maj 2019 | 14:43

Kim Kardashian ka paditur së fundmi kompaninë e veshjeve Missguided USA, përmes disa dokumenteve ligjore që dëshmojnë sesa e fuqishme dhe influencuese është si personazh publik.

Kim ka deklaruar se kompania në fjalë e ka shfrytëzuar imazhin e saj për të shitur veshjet dhe për këtë arsye e ka paditur me pesë milionë dollarë. E ëma e tre fëmijëve e ka justifikuar shumën marramendëse duke shpjeguar kapacitetin e saj për të fituar shumë para.

Ajo thotë se fiton nga 300 mijë deri në 500 mijë dollarë vetëm me një postim të sponsorizuar që bën në llogarinë e saj personale në rrjetin social “Instagram”. E po ashtu, në të njëjtat dokumente, ajo thotë se shpesh herë i refuzon ofertat e majme, sepse nuk i pëlqejnë firmat e kompanisë që ia propozojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për Golden State, gjysmëfinalja e Konferencës së Perëndimit nuk do…