Netanyahu urdhëron sulme ajrore të mëdha në kufirin me Rripin e Gazës

05 maj 2019 | 17:03

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të dielën se ka urdhëruar ushtrinë për sulme të mëdha kundër militantëve në Gaza, derisa po vazhdon rritja e armiqësisë për ditën e tretë në kufirin që ndanë dy vendet.

Një sulm ajror nga Gaza la të vrarë një civil izraelit të dielën, derisa dy palestinezë të armatosur janë vrarë nga sulmet ajrore të Izraelit.

Ushtria e Izraelit ka thënë se të paktën 450 raketa kanë pasur për cak qytetet jugore të Izraelit dhe kanë sulmuar 220 caqe të grupit militant të Gazës.

Raundi i ri i dhunës ka filluar dy ditë më parë kur një snajperist i xhihadit islamik, ka qëlluar trupat izraelite duke lënë të plagosur dy ushtarë.

Shpërthimi i luftimeve vjen pasi liderët e Hamasit, grup militant që kontrollon Gazën, dhe një grup i vogël islamik ishin në bisedime në Egjipt për të arritur armëpushim.

Tensionet janë rritur ditëve të fundit pas dyshimeve nga Hamasi se Izraeli po e vonon implementimin e armëpushimit të dakorduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea e ka rrëmbyer pozitën e tretë në Premier Ligë,…