Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman bëhen prindër për herë të parë

05 maj 2019 | 17:32

Ka ardhur në jetë djali i Almeda Abazit dhe aktorit turk Tolgahan Sayisman. Lajmi është konfirmuar nga mediet turke.

Sipas “CNN” turk foshnja e tyre ka lindur 3 kg e 285 gramë dhe 50 cm i gjatë.

Fëmija ka ardhur në jetë rreth orës 05:12 në një spital turk dhe është pagëzuar nga çifti me emrin Efehan.

Sipas “CNN” ishte mjeku turk, Çağlar Çuhadaroğlu konfirmoi lajmin e ardhjes në jetë të Efehan.

Të dy, si nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Almeda dhe Tolgahani janë martuar rreth një vit më parë dhe ky është fëmija i tyre i parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, ka thënë se nëse nuk…