Lufta në Siri, së paku nëntë civilë të vdekur

05 maj 2019 | 17:57

Të paktën nëntë civilë janë vrarë në bastisjet ajrore të Qeverisë siriane në provincën perëndimore të Idlibit pasi forcat e saj dhe aleatët e tyre rusë kanë vazhduar të bombardonin fortesën e fundit të mbajtur nga rebelet për të gjashtën ditë rresht.

Sulmet e të dielës janë zhvilluar në qytetet e Kafr Nabl dhe Khan Sheikhoun, sipas Mbrojtjes Civile Siriane, të njohur edhe si “Helmeta e Bardhë”.

Dy njerëz të vrarë në Kafr Nabl ishin Ahmed al-Rahal, 50-vjeçar dhe Hussein al-Deiri, 38-vjeçar, i cili ka punuar si mjek.

Shtatët të tjerët kanë humbur jetën në Khan Sheikhoun, duke përfshirë një grua dhe dy fëmijë, ka thënë Ahmed al-Sheikho, zëdhënës i Mbrojtjes Civile Siriane në Idlib, për Al Jazeera.

Forcat siriane të mbështetura nga ushtria ruse kanë lëshuar një kampanjë me bombardime ajrore më 26 prill.

Që nga atëherë së paku 44 civilë janë vrarë, sipas grupit.

Në një deklaratë, Mbrojtja Civile e Sirisë ka paralajmëruar për një katastrofë të vërtetë për civilët, të cilët nuk kanë qasje në zonat të sigurta për strehim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari dhe…