Dëshmorët e atdheut, Kryemadhi: Amaneti i tyre, i shenjtë
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, i është bashkuar sot nderimeve të 5 Majit për të rënët e luftës.
“Në 5 maj i gjithë atdheu mban frymën në respekt të pafund për të rënët për atdheun, martirët e kombit që sakrifikuan jetën e tyre e në emër të Shqipërisë. Lufta për çlirimin e atdheut gjaku i derdhur, jetët e flijuara dhe sakrificat sublime për lirinë e tij, janë gdhendur si dëshmia monumentale e një populli që ka luftuar në mënyrë të paepur me pushtuesit gjatë gjithë historisë së tij”.
“Nderimi ndaj dëshmorëve, është nderim për historinë e popullit, por është edhe një referencë krenarie, që na frymëzon për ta mbajtur të shenjtë amanetin e tyre, Shqipërinë e lirë, shtëpinë tonë të përbashkët! Lavdi e përjetshme dëshmorëve të atdheut!”, ka shkruar Kryemadhi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/