Thaçi zhvillon bisedë telefonike me presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut

06 maj 2019 | 15:19

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar se ka uruar Pendarovskin dhe se me të ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Verut.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Homologun tim të ri e urova për fitoren në zgjedhjet presidenciale, e cila është fitore edhe për Maqedoninë Veriore si shtet shumetnik, që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ne biseduam edhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për bashkëpunimin në procesin e integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur sot…